Arsenal merr një fitore të lehtë, Cutrone dhe Higuain fundosin Olympiacos

Arsenali ka marrë një fitore të lehtë në udhëtim tek Qarabag me rezultat 0-3.

Arsenali shënoi golin e parë vetëm pas katër minutash lojë.

Nacho Monreal tentoi nga distanca, ndërsa mbrojtësi Sokratis devijoi topin duke e dërguar në rrjetë për 0-1. Me epërsinë prej një goli të Topçinjve përfundoi pjesa e parë.

Pjesën e dytë Arsenali e nisi edhe më mirë, pasi në 53-të, Smith-Rowe shënoi golin e dytë pas asistimit nga Iwobi. Topçinjtë nuk e ndalën ritmin dhe shënuan edhe golin e tretë 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette asistoi bukur tek bashkëkombësi i tij Matteo Guendouzi i cili realizoi për 0-3.

Milani arriti një fitore me përmbysje në “San Siro”, duke mposhtur 3-1 në “San Siro” Olympiakos. Heroi i takimit ishte sulmuesi Patrick Cutrone, që shënoi një dopietë duke treguar se meriton më shumë minuta.

Kuqezinjtë e dominuan kundërshtarin, edhe pse Gattuso kishte bërë disa ndryshime në formacion. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për “Djallin”, që qëndron në krye të Grupit F me pikë të plota.

Ndeshja nisi më mirë për Olympiakos, duke kaluar në avantazh pas 14’ minutash lojë me anë të Guerrero, i cili me kokë mposhti portierin Reina pas krosit nga Koutris. Në disavantazh Milani hidhet në sulm në kërkim të barazimit, por miqtë mbrohen mirë.

Kuqezinjtë i afrohen golit me Higuain dhe Suso, por asnjëri prej tyre nuk arrin të finalizojë duke shkuar në dhomat e zhveshjes në disavantazh.

Pjesa e dytë nisi me dy zëvendësime për “Djallin”, me trajnerin që aktivizoi Cutrone dhe Calhanoglu për Bonaventura dhe Castillejo. Cutrone i mjaftuan vetëm 16’ minuta për të tundur rrjetën. Pas një aksioni të shpejtë topi shkon te Rodriguez, i cili harkon bukur për 20-vjeçarin, që nga një pozicion i favorshëm nuk fal duke e dërguar në rrjetë.

Në minutën e 76’ Higuain kaloi “Djallin” në avantazh duke shënuar një gol mjaft të bukur pas asisit të Calhanoglu. Në aksionin e radhës të rrezikshëm Milani shënoi edhe golin e qetësisë me Cutrone-n, që e vendosi fitoren në kasafortë duke shfrytëzuar krosin e Calhanoglu (79’). Në minutat e mbetura “Djalli” kontrolloi lojën dhe në fund doli me tre pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here