Bartomeu nuk pret më: Gati oferta prej 70 miliona eurove për yllin e Napolit

Barcelona vazhdon të mendojë për repartin e mbrojtjes, pasi ky është reparti ku më së shumti çalojnë kampionët e Spanjës.

E duke parë nevojën për tu përforcuar me një qendërmbrojtës cilësorë, drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida ka udhëtuar drejt Italisë.

Braida ka qenë prezent në stadiumin e Napolit, San Paolo për të parë nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Liverpoolit. Qëllimi i drejtorit sportiv të Barcelonës ka qenë të shikojë nga afër mbrojtësin senegalez, Kalidou Koulibaly.

27-vjeçari edhe më parë ka qenë objektiv i Barcelonës, por që oferta e katalunasve ishte refuzuar nga Napoli. Drejtuesit e Barcelonë janë të gatshëm të provojnë transferimin e senegalezit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Besohet se Barcelona ka gati një ofertë të lartë prej 70 milionë euro për ta sprovuar Napolin për Koulibalyn. Ish-anëtari i Metz dhe Genk ka një kontratë afatgjate me Napolin deri në vitin 2023.

Për Koulibalyn interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze Chelsea dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here