Chelsea në janar do të rrëmbejë dy yjet e Serie A

Chelsea e ka filluar shkëlqyeshëm sezonin e ri në Serie A dhe pas shtatë ndeshjeve të luajtura nuk ka pësuar asnjë disfatë.

Sarri i ka rikthyer Blutë në majën e futbollit anglez dhe ka arritur të implementojë filozofinë e tij te Chelsea.

Corriere dello Sport shkruan se Chelsea po planifikon transferimin e Krzysztof Piatek dhe Daniele Rugani në merkaton e janarit.

Piatek ka shënuar 8 gola për Genoan në Serie A dhe menjëherë ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Nga ana tjetër Chelsea edhe gjatë verës tentoi transferimin e Ruganit, por pa sukses, mirëpo Blutë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga italiani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here