Manchester United ka gjetur zëvendësuesin e Mourinhos në Premier League

Mauricio Pochettino shihet si objektivi kryesor për të pasuar Jose Mourinhon në krye të Manchester Unitedit.

Mourinho dhe Unitedi nuk po kalojnë kohë të mira në këtë sezon dhe klubi është mes turbullirave.

E ardhmja e trajnerit portugez është në dyshim dhe javën e ardhshme mund të kemi edhe shkarkimin e tij. Gjatë një muaji është përfolur edhe për zëvendësuesit e mundshëm të Mourinhos te Djajtë e Kuq.

Ishte sugjeruar se Zinedine Zidanes do t’i dorëzoheshin frenat nëse një ndryshim menaxherial do të bëhej në Old Trafford, por anëtarët kryesorë të bordit kanë dyshime mbi përshtatshmërinë e francezit ndaj këtij roli.

Si rezultat i kësaj, Djajve të Kuq do të kërkojë të sjellë dikë me përvojë në Ligën Premier.

Sipas mediumit The Independent, Unitedi e ka bërë trajnerin e Tottenham Hotspur, Pochettinon, si objektivin kryesor për të pasuar Mourinhon.

Megjithatë, ‘vjedhja’ e Pochettinos nga Spurs do të jetë problem pasi klubi londinez nuk e ka lejuar argjentinasin të largohet në verë as në drejtim të Real Madridit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here