Milan nuk heq dorë nga Milinkovic-Savic, gati oferta stratosferike!

Presidenti i Lazios, Claudio Lottito ka zbuluar se ditën e parafundit të merkatos ka marrë një ofertë për Savic, por ka vendosur që ta refuzojë.

Savic ishte në shënjestrën e disa klubeve, ndërsa mediat italiane zbulojnë se pikërisht Milani ka ofruar 140 milionë euro për mesfushorin serb.

Oferta e Rosonerëve ka qenë 40 milionë euro për huazimin e tij, 80 milionë euro për blerjen e kartonit të tij dhe 20 milionë euro në formë të bonuseve.

Lazio refuzoi ofertën për shkak se nuk mund ta gjente zëvendësuesin e duhur për Savic.

Megjithatë mediat italiane raportojnë se Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Savic dhe se Leonardo ka gati planin tjetër për transferimin e tij.

Sipas spekulimeve, Savic ka marrëveshje me Rosonerët, ndërsa Milani pritet të ofrojë mbi 100 milionë euro për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here