ÇFARË PO NDODH!? – Ronaldo është akuzuar për përdhunim edhe në vitin 2005!

Cristiano Ronaldo është në probleme të mëdha. 

Gjyqi i Las Vegas ka vendosur që rasti Kathryn Mayorga të hapet dhe të hetohet përsëri.

Mirëpo tani mediat britanike zbulojnë se, portugezi edhe në vitin 2005 është akuzuar  për dhunim. Atëherë 20 vjeç Ronaldo është marrë në pyetje nga policia, pasiqë një vajzë nga Franca e ka akuzuar atë për përdhunim në një hotel në Londër.

Shtatë ditë më pas gjykata ka vendosur që ta mbyllë rastin për shkak të mungesës së provave.

Edhe një tjetër femër e ka akuzuar Ronaldon për përdhunim, por menjëherë e ka tërhequr akuzën.

Avokatët e Mayorgës kanë bërë apel që të gjithë viktimat të flasin në rast se një gjë e tillë i ka ndodhur edhe tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here