Ibrahimovic komenton zërat që e lidhin me Milanin

Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic e përshkroi spekulimin që e lidh atë me një kthim në Milan si vetëm ‘zëra’, por refuzoi t’i mohonte ato.

Ishte raportuar se Milani po konsideronte një goditje të janarit për Ibrahimovicin si një opsion me kosto të ulët dhe me përvojë për të forcuar vijën e tyre të frontit.

Megjithatë, transferimi i tij nuk është edhe aq i lehtë për të ndodhur në këto rrethana.

Sulmuesi 37-vjeçar u pyet për mundësinë e ribashkimit me Rossonerët, por i cilësoi si zëra këto fjalë.

“Ka gjithmonë zëra”, ka thënë fillimisht sulmuesi suedez.

“E gjithë bota më dëshiron mua. Në rregull është”, përfundoi Ibrahimovic.

Suedezi shënoi 56 gola në 85 paraqitje për klubin kuqezi midis viteve 2010 dhe 2012.

Ibrahimovic gjithashtu fitoi edhe një Scudetto në sezonin e tij të parë në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here