Leonardo demanton zërat për rikthimin e Ibrahimovic në San Siro

Ditëve të fundit mediat lansuan një lajm bombastik, duke paralajmëruar rikthimin e Zlatan Ibrahimovic te Milani.

Por drejtori i ri i Milanit, Leonardo ka bërë të ditur se rikthimi i Ibrahimovic është i pamundur.

Ibra shënoi 42 gola me fanellën e Milanit, para se të transferohej te PSG.

“Ibra është shumë i lidhur me Milanin, këtë e dijnë të gjithë. Nuk mund ta mohojmë që kemi menduar rreth rikthimit të tij, mirëpo për momentin një gjë e tillë është e pamundur,” ka thënë Leonardo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here