Marotta drejt Premier League: Gjiganti anglez i interesuar për italianin

Arsenal raportohet të ketë bërë një ofertë për menaxherin e larguar nga Juventus, Beppe Marotta.

Topçinjtë thuhet t’i kenë ofruar një rrogë vjetore 3.5 mln euro Marotta-s për t’u bërë CEO i ri i klubit.

Sipas Tuttosport, Marotta nuk do ta ketë të vështirë të gjejë një punë të re kur të largohet nga Juventus zyrtarisht më 25 tetor dhe që tani ka marrë disa oferta interesante.

Shtypi italian mendon se Marotta është shumë pranë Inter-it, por edhe Arsenal është interesuar për të dhe do të mundohet ta bëjë të tijin me një rrogë më të majme sesa ajo që i ka ofruar Inter.

Arsenal është pa një drejtor të përgjithshëm që pas largimit të Ivan Gazidis, i cili zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij te Milan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here