Napoli e mposhti Liverpoolin falë Sarrit

Traineri i Chelsea, Maurizio Sarri mendon se është meritorë për fitoren e Napolit ndaj Liverpoolit.

Sarri mendon se ka merita për fitoren e ish klubit të tij ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

“Jam i bindur se e kemi lodhur Liverpoolin në kampionat dhe për këtë shkak pësuan humbje nga Napoli.”sa

“Atmosfera në Stamford Bridge ka qenë e shkëlqyeshme, por për fat të keq nuk fituam. Por këtë e arriti Napoli, ne i ndihmuam atyre që të fitojnë”, ka thënë Sarri.

Sarri e ka filluar mjaftë mirë sezonin e ri me Chelsea dhe në shtatë ndeshje të luajtura në Premier League nuk ka pësuar asnjë disfatë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here