Shtohen kokdhimbjet për Pochettinon: Një tjetër yll jashtë fushave për 6-të javë

Jan Vertonghen është lënë jashtë skuadrës së Belgjikës pas tërheqjes muskulore e cila pritet ta mbajë larg fushave për rreth gjashtë javë.

31-vjeçari është detyruar të largohet nga fusha gjatë fitores së Tottenham ndaj Huddersfield të dielën e kaluar dhe nuk ishte pjesë e ekipit në disfatën 4-2 ndaj Barcelona-s në Champions League.

Mungesa e tij e gjatë është konfirmuar nga trajneri i Belgjikës Roberto Martinez: Vertonghen do të humbasë dy ndeshjet e tetorit si dhe ato të nëntorit,” është shprehur trajneri për gazetarët ditën e premte.

“Një lajm shumë i keq, pasi ai është shumë i rëndësishëm për ne.”

Padyshim që është një goditje e rëndë edhe për Mauruzio Pochettino-n i cili tani duhet të luajë vetëm me Alderweireld dhe Sanchez në qendër të mbrojtës.

Gjithsesi Eric Dier mund të zëvendësojë dyshen e mbrojtjes gjatë kalendarit të ngjeshur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here