Bayerni regjistron një tjetër disfatë, mposhtet në Allianz nga Monchengladbach

Bayern Munichu ka pësuar humbje prej 3-0 nga Borussia Monchengladbachu në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve në Allianz Arena.

Mjaftuan 10 minuta lojë që të zhbllokohet rezultati me golin e shënuar nga Alassane Plea.

Mysafirët shumë shpejt e dyfishuan epërsinë, ndërsa golashënues ishte Lars Stindl (16’).

Në gjysmën e dytë të takimit, bavarezët nuk arritën të bënin asgjë për të ndikuar në rezultat.

Për më shumë, ata pranuan edhe një gol me anë të Patrick Herrmann (88′)

Me këtë fitore, Borussia Monchengladbachu është ngritur në vend të dytë në tabelë me 14 pikë, tri më pak se lideri Borussia Dortmund.

Bayern Munichu është zhvendosur në vend të pestë në tabelë dhe qëndron në kuotën e 13 pikëve.

Në xhiron e ardhshme, kampioni është mysafir i Wolfsburgut, ndërsa Monchengladbachu është nikoqir i Mainzit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here