Dybala zbulon marrëveshjen me Juventus për gjuajtjet e lira

Paulo Dybala ka hasur në vështirësi pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në Torino, por argjentinasi ka filluar të kthehet në formën e tij më të mirë.

Dybala shënoi një hat-trick ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve dhe menjëherë u intervistua nga Gazetta dello Sport.

Njëra nga temat më interesante, ishte  marrëveshja për gjuajtjet e lira. Para ardhjes së Ronaldos, Pjanic dhe Dybala ishin ekzekutuesit e gjuajtjeve të lira, por tani duket se kjo marrëveshje nuk ka vlerë.

“Vitin e kaluar kishim marrëveshje, nëse gjuajtja ishte më shumë nga ana e majtë, atëherë e ekzekutonte Pjanic, ndërsa nga ana e djathtë më takonin mua. Kur Ronaldo arriti në skuadër, i shkrova një mesazh Pjanicit: ‘Më vjen keq, por duket se këtë vit nuk do të ekzekutosh gjuajtje të lira’. Gjuajtjet nga ana e majtë tani i takojnë Ronaldos, penalltitë gjithashtu”, ka zbuluar Dybala.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here