Mbretërit në krizë: Reali merr shuplakë nga Alves në minutën e 95-të (VIDEO)

Real Madridi ka pësuar një tjetër humbje të turpshme, këtë herë me Alaves në Estadio Mendizorrotza me rezultatin 1-0.

Një tjetër paraqitje për t’u harruar e Los Blancos që tani ndodhen në një situatë të vështirë. Tani po fillon të ndihet mungesa e Cristiano Ronaldo-s, teksa duket qartë se kampionëve të Champions League u mungon lideri në fushë.

Ndeshja nuk arriti asnjëherë në nivelin e duhur dhe Real e kishte shumë të vështirë të depërtonte në zonën e një Alaves-i që mbronte mirë dhe luante me një dëshirë të madhe. Kjo ishte ndeshja e katërt e Real Madrid pa shënuar gol, diçka e rrallë.

I vetmi rast që ia vlen të përmendet është ai i Karim Benzema, por edhe ai ka harruar të shënojë gjatë javëve të fundit. Pas pushimit situata nuk ndryshon për Los Blancos, madje janë vendasit ata që krijojnë dy mundësi të mira për të kaluar në avantazh.

Kur dukej sikur ndeshja do të përfundonte me një barazim të mërzitshëm, Alaves arrin të shënojë golin e fitores me Manu Garcia në minutën e 95’. Mesfushori u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur duke marrë tre pikë historike ndaj Real-it.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here