Mino Raiola : Pogba nuk është në shitje

Ylli i Manchester Unitedit nuk është në shitje, sipas agjentit Mino Raiola.

E ardhmja e Paul Pogbas në Old Trafford është e pa qartë për shkak të marrëdhënieve të tij jo të mira me Jose Mourinhon.

Për fituesin e Kupës së Botës interesim të ka shprehur Barcelona dhe Juventusi, mirëpo agjenti i tij thotë se 25-vjeçari nuk është në shitje.

“Preferoj që të mos flas për të”, tha Raiola.

“Ai është duke kaluar në momente delikate, mirëpo ai nuk është në shitje”.

Pogba i ka shënuar 4 gola në të gjitha garat deri më tani në këtë stinor.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here