Rabiot refuzon edhe një ofertë nga PSG

Adrien Rabiot vazhdon t’i rezistojë ofertave nga klubi i tij aktual Paris Saint Germain për vazhdimin e kontratës.

Kampionët aktual të Ligue 1 së fundmi i bënë një ofertë të re për katër vite por që Rabiot i refuzoi.

PSG i ka ofruar një pagë vjetore prej shtatë milionë euro në stinor, ofertë që nuk e ka bindur reprezentuesin francez.

23-vjeçari i ka bërë të qartë klubit se nuk do të rinovojë kontratën nëse nuk i ofrohet pagë vjetore prej 10 milionë euro në stinor.

Kontrata aktuale e mesfushorit me klubin parisien skadon në verën e vitit 2019 dhe nëse nuk rinovon ai do të largohet si futbollist i lirë.

Por duket se Liverpooli është shprehur i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat mesfushorit shtatlartë.

Mediat angleze kanë raportuar se Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e Rabiotit pas problemeve shëndetësore të Keitas dhe mos përshtatjes së Fabinhos.

The Reds janë gati t’i përmbushin kërkesat e Rabiot duke i ofruar një pagë vjetore prej 10 milionë eurove në stinor.

Në garë për francezin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Barcelona, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Juventus dhe Milan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here