Real Madrid verën e ardhshme do të shpenzojë 400 milionë euro për galaktikët e ri

Real Madridi dy vitet e fundit ka qenë i qetë gjatë merkatos së verës.

Të gjithë prisnin që kjo të ndryshojë pas shitjes së Ronaldos, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Florentino Perez vendosi që të qëndrojë i qetë.

Mirëpo Los Blancos nuk po luajnë mirë në sezonin e ri dhe Perez ka një plan bombastik për merkaton e rradhës. Reali do të rikthehet në blerjen e super yjeve dhe Madrilenët kanë në dispozicion 400 milionë euro.

Mediat spanjolle shkruajnë se njëri nga shënjestrat kryesore për merkaton e rradhës janë Neymar dhe pastaj Hazard.

Njëri nga këta dy do ta përforcojë klubin dhe Madrilenët kanë gati 250 milionë euro për njërin prej tyre.

Gjithashtu Mbretërit janë të interesuar për angazhimin e Paul Pogba.

Një gjë është e sigurtë, Perez nuk do të qëndrojë duarkryq në merkaton e verës që vjen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here