Ronaldo beson se Reali qëndron pas skandalit për përdhunim

E përditshmja italiane, La Republica, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin italian.

La Republica shkruan se Ronaldo e akuzon Florentino Perez, për gjërat që atij po i ndodhin kohëve të fundit.

Marrëdhëniet mes Ronaldos dhe Realit janë ftohur që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur klubi nuk i doli në mbrojtje portugezit pas akuzave për evazion fiskal.

Menjëherë pas transferimit të tij në Torino filluan problemet për Ronaldon. Fillimisht CR7 nuk fitoi as një çmim individual dhe sipas portugezit ndikim ka Florentino Perez.

Pastaj erdhi ndëshkimi qesharak me karton të kuq ndaj Valencias dhe së fundmi akuzat për përdhunim nga Kathryn Mayorga.

Sipas La Republica, Florentino Perez është autor i këtyre problemve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here