Rregullat e rrepta të Berlusconit: Monza do të jetë një klub ndryshe nga klubet e tjera

Ish pronari i Milanit, Silvio Berlusconi  është rikthyer në futboll duke e blerë klubin e Monzas.

Berlusconi ka bërë deklaratën e tij të parë pas blerjes së klubit. Italiani ka paralajmëruar se nuk do ta bëjë Monzan një gjigant, por se do ta bëjë një klub ndryshe nga klubet e tjera.

Berlusconi ka bërë të ditur se te Monza nuk do të mund të luajnë lojtarë me tatuazhe, mjekërr dhe stil flokësh të çuditshëm.

Një strategji interesante e italianit duke pasur parasyshë faktin se në çdo klub ka nga një lojtarë më së paku që nuk i rrespekton këto rregulla.

Berlusconi gjithashtu ka bërë të ditur se do të punojë vetëm me italian.

“Do të kemi një skuadër me të rinj dhe do të jenë të gjithë italian. Kemi gjetur një frizer dhe të gjithë futbollistët do të kenë një frizurë normale. Asnjë lojtarë nuk do të ketë mjekërr dhe tatuazh. Monza do të jetë një skuadër shembull për Fair-Play në fushë. Çdo lojtarit kundërshtarë do ti kërkohet falje pas ndërhyrjes”, ka deklaruar Berlusconi.

Duke pasur parasyshë futbollin modern, ky do të jetë një mision mjaftë i vështirë për Berlusconin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here