Edhe Mike Tyson ka disa fjalë për veprimin e Khabibit

Madje edhe Mike Tyson, i njohur për egërsinë e tij në ringun e boksit profesionist të kategorisë së rëndë, ka mbetur i tronditur nga niveli i dhunës dhe kaosit të shkaktuar, kryesisht, jashtë kafazit tetëkëndësh gjatë incidentit të shkaktuar nga Khabib Nurmagomedov pas fitores ndaj Conor McGregorit në meçin “UFC 229” të dielën në mëngjes.

Ish-kampioni i kategorisë së rëndë të boksit profesionist mbahet mend për incidentin e rëndë kur ia hoqi një copë të veshit pas kafshimit me dhëmbë kundërshtarit të tij Evander Holyfield gjatë meçit të vitit 1997, derisa gjakrat ishin nxehur brenda ringut pasi “Njeriu i hekurt” u diskualifikua dhe dy ekipet u përleshen.

Nurmagomedov e mundi McGregorin në rundin e katërt në meçin e kategorisë së lehtë UFC dhe më pas e kapërceu kafazin tetëkëndësh për ta sulmuar ekipin e McGregorit

Si pasojë, tre persona u arrestuan dhe Khabibi dhe McGretor u larguan nga prej kafazit nga policia.

Rusi kërkoi falje por e arsyetoi veprimin e tij, duke thënë ekipi i irlandezit e kishte ofenduar duke komentuar mbi fenë, kombin dhe babanë e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here