Henry mes kandidatëve,skuadra e lavdishme kërkon trajner

Aston Villa, që shkarkoi trajnerin Steve Bruce para disa ditësh, ka nisur të përpilojë listën e kandidatëve, me dy emra në krye të saj, si objektivët më të mundshëm për klubin që synon të rigjejë lavdinë e humbur.

“The Daily Telegraph” ka shkruar se Thierry Henry është favoriti kryesor dhe ish-sulmuesi i Francës dhe Arsenal ka pasur kontaktet e para me drejtuesit e Aston Vila. Emri i dytë në listë, ai që po rivalizon Henry, është trajneri aktual i Celtic, Brendan Rodgers.

Këtë javë do të vendoset e ardhmja e tij në Skoci, nëse e shkarkojnë do të kalojë te Aston Villa. Eshtë përmendur edhe emri i Rui Faria, por balotazhi për stolin e Villa është mes Henry dhe Rodgers.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here