Real Madridi nuk ka shënuar asnjë gol që 6 orë

Real Madridi duket se ka harruar çfarëdo të thotë të shënosh gol, pasi kampioni evropian ka plot 6 orë e 49 minuta pa shënuar gol, apo në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Julen Lopetegui përjetoi dy javë të vështira, pasi djelmoshat e tij nuk kanë shënuar asnjë edhe një gol që prej 22 shtatorit, kur Marco Asensio ia siguroi fitoren Madridit 1-0 ndaj Espanyolit.

Që prej atëherë, Los Blancos nuk ka shënuar gol në gjashtë orë e 49 minuta futboll, teksa humbi 1-0 ndaj Alavesit të shtunën.

Madridi ka dështuar të shënojë edhe kundër Sevillës, Atletico Madridit dhe CSKA Moscow.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here