Antoine Griezmann topin e Artë duhet ta fitojë një lojtar francez

Pas publikimit të listës së ngushtë me kandidatët për Topin e Artë 2018 të hënën, Antoine Griezmann e ka bërë të qartë se në mendjen e tij lojtari më i mirë në botë duhet të zgjidhet nga ekipi që zyrtarisht është më i mirë në botë.

Cristiano Ronaldo është favorit për këtë çmim, derisa Lionel Messi menjëherë pas tij, pasi ia fitoi Barcelonës La Ligën sezonin që lamë pas.

Megjithatë, triumfi i Francës në Kupën e Botës 2018 ka bërë që sulmuesi i Atletico Madridit të besojë se një lojtar nga ekipi fitues duhet ta marrë Topin e Artë duke e thyer dominimin e Messit dhe Ronaldos, me Paul Pogban, Kylian Mbappen, Hugo Lorisin dhe vetë Griezmannin të nominuar.

“Lojtari më i mirë në botë duhet të vijë nga ekipi më i mirë në botë”, tha Griezmann në një intervistë për France Football.

“Ekzistojnë gjykime dhe mendime të ndryshme, por mendoj se një lojtar francez duhet ta fitojë Topin e Artë. Ne e kemi fituar Kupën e Botës”, shtoi ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here