Barcelona mbetet duarbosh: Ylli i Atletico Madrid refuzon Katalanasit

Mesfushori i Atletico Madrid, Saul Nigez, kohëve të fundit ka qenë i lidhur me Barcelonën dhe Real Madridin, por spanjolli ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Colchoneros.

Saul ka bërë të ditur se do të dëshironte ta mbaronte karierën te Atletico, pavarsisht interesimit të Barcelonës.

23-vjeçari po luan sezonin e tij të 5-të me Atleticon dhe deri më tani ka fituar 5 trofe me Colchoneros.

Barcelona është mjaftë e interesuar për Saul, por te Atletico mund të qëndrojnë të qetë, pasiqë spanjolli nuk e ka ndërmend të largohet.

Në një intervistë për Radio Nacional Espana, Saul u pyet se a do të dëshironte të penzionohej te Atletico, spanjolli u përgjigj:

“Patjetër që po, kjo është arsyeja pse kam nënshkruar kontratën afatgjate.  Ky është qëllimi im, ta mbaroj karierën te Atletico, por në futboll gjithçka është e mundur. Mund të kem disa sezone të këqija dhe pastaj nuk do të më dëshirojë askush.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here