Skuadra me mbrojtjen më të dobët në Premier League dëshiron mbrojtësin e Milanit

Klubi i Fulham edhe pse shpenzoi shumë në merkaton e verës, sezonin e ri nuk e ka filluar mirë dhe me një kontinuitet të tillë, mbijetesa në Premier League nuk është e garantuar.

Klubi Londinez ka mbrojtjen më të dobët në Premier League dhe kanë pranuar 21 gola në 8-të përballje.

Le Marchand, Mawson dhe Chamber nuk po funkcionojnë mirë dhe përforcimet në mbrojtje janë të pa evitueshme.

Siç raportojnë mediat angleze, Fulham është i interesuar për mbrojtësin e Milanit, Mateo Musacchio.

Ende nuk dihet nëse Milani është i gatshëm ta shesë Musacchion.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here