Zyrtare: Traineri më i urryer në Itali, rikthehet në Serie A

Ajo çfarë ishte paralajmëruar, tani ka marrë konfirmim.

Vështirë të besohet se Chievo do të arrijë të mbietojë në Serie A këtë sezon, jo për heqjen e pikëve, por për lojën që skuadra po shfaq në fushë.

Në tetë ndeshje të luajtura, Chievo ka grumbulluar vetëm dy pikë nga dy barazime dhe në tabelë gjendet në vendin e fundit me -1 pikë.

Trainerin Lorenzo D’Anna do ta zëvendësojë, Gian Piero Ventura.

Ventura do të mbahet mend në Itali, si traineri që nuk arriti ta kualifikojë Italinë në Botërorin e Rusisë.

Ventura nuk është i angazhuar, pas dështimit në fazën kualifikuese me Italinë, mirëpo në Verona shpresojnë se ekpserienca e tij do ta ndihmojë Chievon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here