La Liga për Bardhin: ‘I saktë si lazer, askush nuk mund të shënojë si ai’ (VIDEO)

Enis Bardhi është një senzacion i vërtetë në Spanjë dhe pas golit nga gjuajtja e lirë ndaj Getafes, shqiptari cilësohet nga opinioni spanjoll si ekzekutuesi më i mirë i gjuajtjeve të lira.

La Liga nuk ka harruar ta lavdërojë Bardhin dhe sot në Twitterin dhe Facebookun e saj i ka kushtuar një postim të veçantë atij.

“I saktë si lazer, askush nuk mund të shënojë si ai”, shkruan në postimin e La Liga-s.

Që nga arritja e tij te Levante, Bardhi ka shënuar 9-të gola, 6 prej tyre nga gjuajtja e lirë. Bardhi ka shënuar 6 gola nga gjuajtja e lirë me një precizitet prej 24%, dyfish më i madh se ai i Lionel Messit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here