Formacionet zyrtare: Belgjikë-Zvicër, Xhaka kapiten

Përfaqësuesja e Zvicrës luan si mysafir i Belgjikës në kuadër të Grupit 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Të dyja këto përfaqësuese kanë zhvilluar nga një ndeshje dhe numërojnë nga tri pikë.

Kjo përballje është shumë e rëndësishme për skuadrën që dëshiron ta mbyllë garën në vendin e parë në grup.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dy shqiptarët që e nisin sfidën nga minuta e parë.

Formacioni startues i Belgjikës: Thibaut Courtois, Toby Alderweireld, Thomas Vermaelen, Vincent Kompany, Axel Witsel, Romelu Lukaku, Eden Hazard, Yannick Carrasco, Dries Mertens, Thomas Meunier, Youri Tielemans.

Formacioni startues i Zvicrës: Yann Sommer, Nico Elvedi, Michael Lang, Remo Freuler, Haris Seferovic, Granit Xhaka, Ricardo Rodriguez, Steven Zuber, Denis Zakaria, Fabian Schar, Xherdan Shaqiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here