Interi përmirson gabimin, rikthen lojtarin e përfaqësueses italiane

Mediat italiane raportojnë se Interi është i interesuar për lojtarin e Fiorentinës,  Cristiano Biragi.

Mbrojtësi i majtë i Fiorentinës rrjedh nga akademia e Neroaxurëve dhe me paraqitjet e mira ka marrë ftesë në përfaqësuesen e Italisë.

Interi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe dëshiron që me çdo kusht ta transferojë Biraghin në Meazza.

Megjithatë Interit do ti duhet ta mposht Milanin në garën për Biraghin, pasiqë Rosonerët dëshirojnë shërbimet e italianit që nga sezoni i kaluar.

Agjenti i Biraghit e ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë të ditur se verën e ardhshme  italiani mund të transferohet në Milano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here