Suspendohen Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov janë suspenduar përkohësisht nga Komisitoni Atletik Shtetëror i Nevadas (NSAC) derisa të përmbyllen hetimet për ngjarjet që ndodhën për përfundimit të duelit të së dielës në kuadr të UFC 229 të mbajtur në T Mobile Arena të Las Vegasit.

Pas fitores së tij, Nurmagomedov u hodh nga tetkëndëshi për t’u konfrontuar me pjestarët e ekipit të McGregor.

McGregor më pas u konfrontua fizikisht me kampin e luftëtarit rus me shumë përleshje që u përhapën brenda dhe jashtë ringut.

NSAC që e ka marrë brezin, e ka pezulluar këtë luftë të fituar nga Nurmagomedov.

Një seancë dëgjimore pritet që të mbahet në fund të muajit dhe NSAC mund të shqiptojë dënime dhe përjashtime nga UFC. Nëse NSAC përjashton dikë, atëherë të tjera komisione atletike do të pasojnë me aktakuza.

UFC mund të vendsoë që të largojë brezin nga Nurmagomedov, por presidenti Dana White tashmë ka thënë se rusi do ta mbajë titullin.

Nurmagomedov e rrëmbeu fitoren pasi e detyroi McGregorin të dorëzohet në raundin e katërt, çka bëri që irlandezi të suspendohet për një muaj për arsye shëndetësore.

Antarë të ekipit të Nurmagomedovit po ashtu u përfshinë në përleshje me McGregorin brenda tetëkëndëshit, pasi rusi kapërceu rrethojat e ringut.

Tri anëtarë të ekipit të Nurmagomedov ishin arrestuar e më pas janë liruar, me McGregorin që vendosi të mos i padisë.

Nurmagomedov kërkoi falje pas incidentit duke thënë se McGregor para duelit foli për fenë, familjen dhe vendin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here