Haxhi Krasniqi, më 17 nëntor do të mbrojë titullin e Evropës

31 vjeçari nga Juniku më 17 nëntor do të ngjitet sërish në ring, për të mbrojtur për herë të parë titullin e Evropës në peshat Super të mesme.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania menaxhuese e Krasniqit, SES Boxing.

“Për Krasniqin ky meç për titull do të jetë rast për të stabilizuar veten si kampion evropian dhe kështu të vazhdojë ëndrrën për meçe tjera për tituj më të mëdhenj”, ka shkruar SES Boxing të premten.

Kundërshtari i Krasniqit do të jetë gjermani Stefen Hartel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here