Lajme të këqija për Khabib: E pret një suspendim shumë më i rëndë sesa pritej

Edhe pse Dana White deklaroi se Khabib do të suspendohet nga katër deri në gjasht muaj, tani kanë arritur informacione rreth një dënimi më të rëndë.

Khabib pas ndeshjes doli nga oktagoni për tu përballur me trainerin e McGregor dhe ende pritet vendimi final nga Komisioni Atletik për këtë veprim.

Ish mundësi i UFC, Brendan Schaub, mendon se Khabib do të marrë një dënim më të rëndë.

“Khabib do të dënohet rëndë. Kam ndëgjuar se do të suspendohet nga 12 deri në 18 muaj. Do ta shohim ndoshta Dana White do ta shpëtojë atë para komisionit”, ka deklaruar Schaub.

Komisioni do ta sjell vendimin me 24 tetor.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here