Mourinho gati të thyej rekordin në Serie A: Një pasuri të tërë për yllin e Fiorentinës

Mediat italiane raportojnë se Manchester United ka bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

Sipas informacioneve, Fiorentina vështirë se do ta refuzojë ofertën e Djajve të Kuq, pasiqë bëhet fjalë për një ofertë prej 60 miliona eurove.

Milenkovic cilësohet si një mbrojtës me perspektivë të madhe dhe Juventusi gjatë merkatos së verës ishte i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro.

Për Milenkovic janë të interesuara edhe Atletico Madrid dhe Tottenham, mirëpo Mourinho është i gatshëm ta fitojë konkurencën dhe ta transferojë serbin sa ma shpejtë në Old Trafford.

Në rast se ky transferim realizohet, atëherë serbi do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here