Izrael – Shqipëri, këto janë statistikat e dy skuadrave

Israel vs. Albania flags on green soccer field

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Ligën e Kombeve, përkatësisht Grupin 1 të Ligës C.

Shqipëria hyn në këtë takim me një formë aspak të mirë. Ata regjistrojnë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, duke shtuar një barazim dhe tri humbje.

Në këto pesë takime,Kombëtarja “Kuq e Zi” ka shënuar vetëm dy herë dhe ka pësuar nëntë herë.

Edhe Izraeli nuk qëndron më mirë. Në pesë ndeshjet e fundit ata kanë regjistruar vetëm një fitore, shtuar këtu edhe katër humbje të tjera.

Ata kanë pësuar tetë gola në këto ndeshje dhe kanë shënuar vetëm tre.

Shpresojmë që të përzgjedhurit e Panuccit të kthehen fitues në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here