Legjenda e Milanit e konfirmon: Ibrahimovic në janar te Milani

Vetëm në janar do të mësohet e ardhmja e sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic, që është përfolur për një rikthim në Europë, në një nga ekipet ku ka luajtur më parë.

Dhe skuadra që insiston më shumë është Milani. I rikthyer te kuqezinjtë si drejtues, Paolo Maldini pranon se Zlatan do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Milanin. “Ideja për të sjellë Ibrahimovic tek Milani ka lindur që në verë. Nuk ka asgjë të keqe nëse afrojmë një kampion të madh si Zlatan, një futbollist me personalitet dhe një ikonë e futbollit”, tha Maldini.

Sipas ish-mbrojtësit milanist, tashmë në rolin e drejtuesit, një sulmues si suedezi do të ishte i rëndësishëm për skemat e Gattuso. “Një ekip që synon të shkojë larg kudo ku luan ka nevojë për lojtarë me personalitet si Ibrahimovic. Ai do të formonte një dyshe sulmi të shkëlqyer me Higuain, duke nxjerrë në pah aftësitë e njëri-tjetrit”, tha më tej Maldini, duke konfirmuar se do të bëjë gjithçka që 37-vjeçari të veshë sërish fanellën kuqezi në janar.

Suedezi ka një kontratë deri në vitin 2020 me LA Galaxy, skuadrën e MLS në Amerikë. Teorikisht dhe ekonomikisht ky transferim mund të kryhet, duke qenë se Ibra përfiton 4 milionë euro në sezon, një shumë e pranueshme për Milanin. Tashmë pritet që Maldini e Leonardo të ulen në bisedime me menaxherin Mino Raiola për të diskutuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here