Agjenti e konfirmon Milan dhe Inter dëshirojnë Biraghi-n

Mbrojtësi i majtë i Fiorentinës dhe i përfaqësueses së Italisë, Cristiano Biraghi, me paraqitjet e tij të mira ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Milanos.

Biraghi rrjedh nga akademia e Interit, ndërsa tani zi kaltërit kanë shfaqur interesim për rikthimin e tij në Meazza. Neroaxurët janë duke përgatitur ofertën për merkaton e janarit, mirëpo agjenti i Biraghi ka bërë të ditur se interesim për të ka shfaqur edhe Milani.

“Biraghi ishte i ri  dhe nuk ishte i përgatitur kur ishte pjesë e Interit. Ai është tifoz i Interit dhe në klub kanë rrespekt të madh për të. Interesim për të ka shfaqur edhe Milani. Për momentin ai mbetet i fokusuar vetëm te Fiorentina”, është shprehur agjenti i Biraghi.

Biraghi me golin e tij ndaj Polonisë, i dha fitoren Italisë në Ligën e Kombeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here