Arsenal dhe PSG në garë për lojtarin e Atletico Madrid

Me shumë mundësi aventura e Thomas Partey te Atletico Madridit do të përfundojë në afatin e ardhshëm kalimtar.

Ganezi nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Diego Simeone dhe kështu largimi është një nga opsionet e mundshme.

Sipas mediave në Spanjës për mesfushorin kanë shfaqur interesim shumë klube, por më serioze janë Arsenali dhe PSG-ja.

Të dyja këtu nuk e kanë problem t’i paguajnë 50 milionët e kërkuar nga Colchoneros.

Partey në 286 minuta sa ka luajtur deri më tani në La Liga ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.

25-vjeçari është pjesë e akademisë së Atleticos, por për disa sezone ishte i huazuar te Mallorca dhe Almeria.

Për Përfaqësuesen e Ganës luan nga viti 2016 ku në 17 paraqitje ka shënuar gjashtë gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here