Ibrahimovic do të transferohej te Milani, por ka një problem të madh

Para disa ditësh në mediat sportive u lansua lajmi për rikthimin e Ibrahimovic te Milani, por ka një problem.

Rosonerët kanë konfirmuar interesimin për Ibra-n dhe nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij në San Siro.

Paratë nuk janë problem, pasiqë Ibrahimovic përfiton 1,3 milionë euro  në sezon, por problemi qëndron te fakti se suedezi do të jetë zëvendësues i Higuan dhe Cutrone.

Dy sulmuesit e Milanit janë zgjedhja e parë e Gattusos dhe vështirë se Ibra do të pranojë të jetë rezervë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here