Varësia e fshehtë e Mustafit, mbrojtësi rrëfehet para kamerës (VIDEO)

Shkodran Mustafi ka zbuluar në një intervistë për faqen e klubit të Arsenalit se krijoi një varësi të frikshme ndaj serialit të famshëm amerikan Prison Break.

Qendërmbrojtësi shkoi deri në atë pikë sa refuzonte të takonte shokët e ekipit për të parë serialin.

“Këtë verë bëmë fazën përgatitore në Australi dhe aty zbulova Prison Break. Situata shkoi në ekstrem, pasi po rrija zgjuar deri sa të lindte dielli. Kjo ishte rutina ime për disa javë. Bëja stërvitjen dhe më pas të gjithë pasditen e darkën shikoja në dhomë serialin”, tha Mustafi.

Kujtjtojmë që Mustafi vendosi që të luante me Gjermaninë dhe jo me Shqipërinë, ndonëse tekniku i atëhershëm i kuqezinjve Xhani De Biazi e preferonte mbrojtësin. Lojtari i Arsenalit arriti që të fitonte Kupën e Botës me “pancerat” në vitin 2016.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here