Guardiola përgatit 80 milionë euro për yllin e Ajax

Mesfushori i Ajax, Frenkie de Jong po vazhdon ta mahnisë opinionin futbollistik me paraqitjet e tij fantastike dhe gjigantët europian kanë filluar garën për shërbimet e holandezit.

Edhe pse Barcelona po e monitoron atë për një kohë të gjatë, mediat spanjolle shkruajnë se skuadra favorite për shërbimet e tij për momentin është, Manchester City.

Qytetarët janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për de Jong.

Kontrata e de Jong me Ajaxin skadon në vitin 2021, ndërsa Ajaxi gjatë verës së kaluar refuzoi ofertën prej 50 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here