Roma prish planet e Juventusit: Rrëmbejnë lojtarin e dëshiruar të Biankonerëve?

Një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Serie A është Joachim Andersen i Sampdorias.

Për lojtarin ka shfaqur interesim Juventusi, por jo vetëm.

SipasTuttoSport, lojtari tani është edhe në radarin e drejtorit sportiv të Romës, Monchi.

Çdo gjë është në fazën fillestare dhe në vazhdim pritet që si klubi nga Torino edhe ai nga kryeqyteti italianë të bëjnë lëvizjet e tyre të para zyrtare.

22-vjeçari ka treguar paraqitje të mira duke e luajtur kështu vazhdimisht në çdo ndeshje në mbrojtjen e Sampdorias.

Ai iu bashkua klubit italian në verën e 2017 nga skuadra e të rinjve të Twentes.

Në tetë paraqitjet e tij në sezonin 2018/19 në kampionatin elitar italian ai ka dhuruar një asistim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here