Tite: E merituam fitoren, Brazili ishte më lart se Argjentina

Tite këmbënguli se Brazili ishte më mirë se Argjentina, pasi mori një fitore “in extremis” mbi rivalët e mëdhenj amerikano-jugorë. Pesë herë kampionët e botës fituan 1-0 ndaj Argjentinës, pa Lionel Messin, në miqësoren e zhvilluar në Arabinë Saudite, të martën. Golin e fitores e shënoi Miranda, në minutën e 93-të.

Megjithatë, Brazili i Tite nuk ishte shumë bindës në sulm, sepse luftoi për të krijuar shanse të pastra. Trajneri i “Selecao” tha se skuadra e tij ishte fituese e denjë e kësaj superklasikeje: “Argjentina krijoi shanse për të shënuar, u përpoq të fitonte, por Brazili ishte më mirë.

Performanca e ekipit tonë u shpërblye me golin në fund. Miranda realizoi në kohën shtesë, por goli mund të ishte shënuar më herët, në një moment tjetër. Ekipi ishte i përqëndruar, rezultati ishte rrjedhë logjike e vëllimit të lojës që kemi kryer”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here