BOMBË: Pato rikthehet në Serie A!?

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato, i cili për momentin luan në Kinë, ka bërë të ditur se së shpejti mund të rikthehet në Serie A.

Pato përjetoi kulminacionin e karierës së tij gjatë kohës së tij te Milani, por lëndimet e shpeshta nuk ia mundësuan atij shfaqjen e të gjithë potencialit.

“Po, është e vërtetë kam shumë oferta nga Serie A. Kam biseduar me Leonardon rreth një rikthimi të mundshëm. Kam edhe një vit kontratë me Tianjin dhe do ta shohim si do të rrjedhin gjërat. Italia është zgjedhja ime e parë”, ka deklaruar 29-vjeçari.

Pato ka shënuar 31 gola në 53 ndeshje të luajtura në Kinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here