Çfarë po ndodh te Bayerni? Drejtuesit lajmërojnë konferencën e jashtëzakonshme për shtyp

Surprizë te FC Bayern Munich: Përveç konferencës për shtyp të trajnerit Niko Kovac në prag të ndeshjes me Wolfsburg, të premten do të mbahet edhe një konferencë tjetër.

Këtë e ka konfirmuar klubi rekordmen ditën e enjte nëpërmjet Twitter.

Në orën 11 të paradites pritet të dalë Kovac përpara gazetarëve, për të folur për ndeshjen radhës dhe gjendjen e ekipit që ka katër ndeshje radhazi pa fituar.

Pas tij në orën 12 të mesditës në podium do të ngjiten Uli Hoeness, Karl-Heinz Rummenigge dhe Hasan Salihamidzic.

Cila është arsyeja e paraqitjes së drejtuesve të Bayern përpara shtypit gjerman? Akoma nuk dihet.

Por është diçka që ndodh shumë rrallë, që treshja të dalë në konferencë, prandaj thuhet të bëhet fjalë për diçka të rëndësishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here