Inter në kërkim të zëvendësuesit të Handanovic – këto janë emrat

Samir Handanovic është zgjedhja e parë për portën e Interit gjashtë vite rradhazi, mirëpo Neroaxurët kanë filluar ta kërkojnë pasuesin e tij.

34-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, por vështirë se do të rinovojë me zi kaltrit.

Mediat italiane kanë zbuluar tre emra që Interi po i ndjek me vëmendje.

Bëhet fjalë për: Alessio Cragno, Cillessen dhe Lafont.

Cragno është 24-vjeçar dhe luan në rradhët e Cagliarit, ndërsa Lafont është 19-vjeç dhe cilësohet si njëri nga portierët më të talentuar në evropë.

Cillessen nga ana tjetër është i gatshëm për tu larguar nga Barcelona, ndërsa Interi do të ishte klubi ideal për holandezin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here