Inter në pole position për ‘Pirlon e ri’

Interi është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali.

18-vjeçari ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij me Brescian dhe me grupmoshat e përfaqësueses së Italisë.

Në Itali ai ka marrë epitetin si Pirlo i ri, për shkak të lëvizjes së tij perfekte në fushë dhe aftësive teknike. Pirlo gjithashtu ishte një produkt i Brescias dhe kjo është një tjetër ngjajshmëri mes tyre.

Tonali ka tërhequr vëmendjen e Milanit, Chelsea dhe Romës, por mediat italiane raportojnë se Interi është në pole position për kartonin e tij.

Neroaxurët janë të gatshëm për ta mposhtur konkurencën dhe po përgatisin ofertën prej 25 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here