Turan armik publik në Turqi, akuzohet për pjesmarrje në grusht shtet

Krejt papritur jeta e Arda Turan ka marrë një kthesë të çmendur dhe një ndër futbollistët më të mirë në Turqi tashmë rrezikon të mos dalë më kurrë nga burgjet turq.

Para pak ditësh mesfushori i famshëm u arrestua për shkak se ngacmoi bashkëshorten e një këngëtari turk dhe më pas e dhunoi këngëtarin e quajtur Berkay. Nuk mbaroi aty, sepse më pas Arda shkoi në spital për t’u sqaruar me viktimën e tij, por edhe aty pati grindje dhe gjithashtu u regjistrua një incident i rëndë, sepse në nerva e sipër Turan shkrepi pistoletën që kishte me vete, por për fat e drejtoi nga dyshemeja.

Gjithçka e filmuar, ndaj ish-futbollisti i Barcelonës ka përfunduar në pranga, në pritje të gjykimit, ku do të përgjigjet për akuzat e dhunës fizike, ngacmimit seksual dhe armëmbajtje pa leje.

Vetëm kaq? Jo, sepse Turan ka kaluar nga shiu në breshër. Në Turqi tashmë është hapur një hetim i ri nga Prokuroria e Përgjithshme në ngarkim të futbollistëve Emre Belözoglu, Arda Turan, Okan Buruk dhe Bülent Korkmaz, për përshirje në tentativën për grusht shteti në Turqi, në vitin 2016, raporton e përditshmja Vatan.

Turan dhe futbollistët e tjerë të famshëm akuzohen se janë anëtarë të grupit puçist FETÖ dhe kanë ndihmuar me vullnetin e tyre, edhe nëse nuk kanë qenë anëtarë.
Autoritetet po verifikojnë dyshimet rreth futbollistëve, të cilët do të merren në pyetje. Çudia është se Arda Turan në Turqi njihet si mbështetës i Erdoganit, aq sa ka qenë edhe në mitingje të “perandorit” turk.

Ndërkohë, 6 ish-futbollistë, Bekir İrtegün, Uğur Boral, Zafer Biryol, Ersin Güreler, İsmail Şengül, dhe Ömer Çatkıç, do të dalin në gjyq, të akuzuar se janë anëtarë të FETÖ, që dyshohet se kishte ngritur një strukturë në futboll.

Të akuzuarit kanë dhënë emrat e shumë futbollistëve të njohur të lidhur me grupin dhe rrezikojnë deri në 22.5 vite burg secili.

Arda Turan është ende në pronësi të Barcelonës dhe është në huazim te Basaksehir, për 2.5 vjet, ndaj Barcelona ka humbur miliona euro nga kjo histori, duke qenë se Arda Turan tashmë nuk ka më vlerë në treg, në një kohë që para pak vitesh ishte ndër lojtarët më të mirë në planet. Në 14 tetor Basaksehir e gjobiti Arda Turan me rreth 450 mijë dollarë dhe po pret fundin e gjyqit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here