Sarri shlyen Morata-n: Transferon një sulmues nga Italia

Kryesia dhe traineri i Chelsea janë duke humbur durimin me Alvaro Morata-n dhe në merkaton e janarit do të hidhen në sulm për zëvendësuesin e tij.

Spanjolli arriti nga Real Madridi në vitin 2017 për shumën e 65 miliona eurove, por ende nuk ka arritur të adaptohet në Stamford Bridge.

Burime të afërta me klubin bëjnë të ditur se Blutë e kanë humbur durimin dhe kanë filluar kërkimin e zëvendësuesit të tij, ndërsa objektivi i parë është sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.

Argjentinasi kushton 100 milionë euro dhe Interi vështirë se do të heq dorë nga Icardi në merkaton e janarit.

Objektivi i dytë është sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, por edhe transferimi i tij do të jetë një mision i vështirë pasiqë italiani rinovoi kontratën me Rosonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here