Suso ndez derbin: Interi më kërkoi dy herë, por…

Suso ka treguar se rivali i tyre, Interi e kërkoi atë në vitin 2017 dhe verën e shkuar, por i siguroi tifozët se synimi i tij gjithmonë ka qenë që të qëndroj te Milani.

Një raport mbi afatin e kompletuar veror të Serie A deklaroi se Interi kishte biseduar me agjentin e Susos rreth një transferimi befasues.

Sulmuesi anësor spanjoll konfirmoi interesimin e Nerazzurrëve, por e bëri të qartë se ai kishte synim të qëndronte vetëm te Rossonerët.

“Më kanë kërkuar në vitin 2017 dhe madje edhe në verën e shkuar, por kurrë nuk kam menduar për ndryshimin e klubit”, ka thënë Suso për Tuttosport përpara Derby della Madonnina të së dielës.

“Jam i lumtur që kam qëndruar. Jam rritur me Gattuson”.

“Isha i befasuar kur Mirabelli kishte thënë publikisht se ai nuk kishte dijeni për ofertën e Nerazzurrëve”.

“Kam biseduar me të për këtë, por qëllimi im ka qenë gjithmonë të qëndroja këtu”.

“Është mirë të lidhesh me klube të mëdha si Barcelona apo Manchester City, por Milani është gjithashtu një ekip i shkëlqyer. Kam thënë gjithmonë se jam i lumtur këtu”.

“Bashkimi me një ekip tjetër italian? Nuk mendoj kështu, por nëse Milani nuk më do më, atëherë kjo do të ishte një çështje tjetër”, përfundoi spanjolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here