Arsenal udhëheq garën për yllin e Serie A

Arsenal është në pole position për shërbimet e yllit të Romës, Cengiz Under, raporton Forza Roma.

Topçinjtë duket se e kanë mposhtur Bayernin e Munichut në garën për sulmuesin turk.

Under ka shënuar 7 gola në 26 ndeshje me Romën dhe ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropian me paraqitjet e tij.

Megjithatë transferimi i tij do të jetë i vështirë, pasiqë në rast se Under largohet nga Roma, 20% e vlerës së transferimit do ti takojë ish klubit të tij Istanbul Basaksehir.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here